Armend Zemaj, deputet i LDK-së, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për themelimin e ushtrisë së Kosovës, për të cilën tha se ministria përkatëse, e ka pas një ligj më të mirë se ai që tashmë e ka iniciuar presidenti.
Zemaj mendon se Qeveria politikisht, qeveria është anashkaluar nga kjo nisëm e të parit të shtetit. Madje, ai thotë se ky ligj, nuk është çështje ditësh, siç po deklarohet.
“Jo vetëm për këtë ligj, sepse ky është një ligj i rëndësisë së veçantë, dhe ligjet që nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë, i marrin procedura kohore një e dy muaj, brenda kuvendit të Kosovës. Në lexim të parë, brenda komisioneve dëgjim publik”, tha ai
Për rezolutën që u nxor me inicimin e AAK-së e që kërkon ndalimin e dialogut me Serbinë, për Zemajn është e kotë.
“Rezoluta më shumë ka kaluar në aspektin e marketingut se sa që është obligative për Qeverinë e ata që e udhëheqin dialogun. Unë jam i bindur se nesër po të ketë një shtytje nga faktori ndërkombëtarë, atëherë ata do të takohen. Mendoj se kjo është bërë më shumë vetëm për të ia bërë dëshirën grupit parlamentar të AAK-së”, tha ai.
Zemaj duke folur për votën e tij për demarkacionin, tha se do të jetë në vullnetin e banorëve të rajonit të Dukagjinit./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cC_PP0fLscY&feature=youtu.be&t=3517