Telegrafi

Zemaj për takimin e Haradinaj, Rakiq dhe Radojçiq: Kjo është fytyra e vërtetë e AAK-së

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka akuzuar partinë e Ramush Haradinajt për lidhje me Listën Serbe.

Reagimi i deputetit Zemaj ka ardhur pas takimit të kryeministrit Haradinaj me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe nënkryetarin e këtij subjekti Milan Radojçiq.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se kjo është fytyra e vërtetë e AAK-së.

Lexo po ashtu Haradinaj, Zemajt: Ka vdekur Jugosllavia, 'Zoti të lasht shëndosh' (VIDEO)

“Paradite akuzuan për aleanca me listën serbe. Ashtu siç ju thashë se kjo është nder vetëdijen tuaj si gjithmonë për tu mbrojtur nga shkeljet e vazhdueshme ligjore të këtyre individëve dhe strukturave qeveritare. Kjo u dëshmua menjëherë pasdite, duke pritur ne mënyrë solemne te dyshuarin për krim te organizuar, zhvatje, dhune dhe frikësim te qytetarëve te Mitrovicës veriore Milan Radojçiçin. Kjo është fytyra e vërtetë”, ka shkruar Zemaj.

Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës, deputeti Zemaj pati një përplasje verbale me deputetin e AAK-së, Daut Haradinaj, lidhur me Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, në të cilin nuk morën pjesë në votim deputetët e LDK-së dhe VV-së.

Lexo po ashtu Rakiq dhe Radojçiq në takim me Haradinajn

Daut Haradinaj akuzoi LDK-në se kanë aleanca të brendshme me Listën Serbe. /Telegrafi/