Site icon Telegrafi

Zemaj: Për ministren Rizvanolli dhe Komitetin për Energji, Kurti është yll që ndriçon botën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se ministrja Artane Rizvanolli dhe Komitetit Teknik Emergjent në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është yll që ndriçon botën.

Para se të fliste për krizën energjetike, Zemaj krijoi një situatë hipotetike, duke përshkruar një bisedë mes kryeministrit Kurti dhe ministres Rizvanolli dhe anëtarëve të Komitetit.

“Para se të ngrisë pyetjen për krizën energjetike, i keni parë ato dritat në Qeveri ndezur, në njërën anë kryeministri e në anën tjetër ministrja dhe Komiteti. Nja 10 minuta qetësi derisa nis diskutimi, e pastaj ministrja thotë që e kemi një dilemë: qysh është e mundshme, me pas krizë të energjisë elektrike menjë kryeministër si ti? Kryeministri thotë se ka qenë e pritshme, se edhe vendet e rajonit kanë marrë masa. Ministrja edhe ata të Komitetit, në stilin militant të pakënaqur me përgjigjen i drejtohen: Kryeministër nuk ka terr që të sfidon ty, sepse ti je yll që ndiçon botën e lëre më Kosovën”, tha

Sipas Zemajt, Qeveria Kurti nuk ka reaguar më herët për krizën energjetike, megjithëse kanë qenë të vetëdijshëm se diçka e tillë do të ndodhë.

“Ndonëse me vonesë, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që terri i Kurtit është vet drita e vendit tonë. Të nderuar kolegë deputet, e nderuara ministre, kriza nuk fillon sa hap e mbyll sytë. Qeveria e ka ditur që do të ketë krizë energjetike. Çka keni reaguar? Edhe sot treguat, asgjë fare”, tha Zemaj në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version