Site icon Telegrafi

Zemaj për faljen e Kurban Bajramit: As nuk e ndalojmë, as nuk e lejojmë

Të premten më 31 korrik 2020, besimtarët myslimanë do të festojnë festën e Kurban Bajramit.

Duke ditur situatën me pandeminë COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Qeveria as nuk do të lejojë e as ndalojë faljen e Kurban Bajramit të premten.

Zemaj tha se lejimi i faljes së çfarëdo riti fetar mbetet nën përgjegjësinë e krerëve të BIK-ut.

“Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja që janë analizuar me ditë të tëra. Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja jep rekomandime, Qeveria merr vendime ndërsa organizimet fetare ju takojnë krerëve të Bashkësisë Islame të Kosovës. Ne as nuk ndalojmë as nuk lejojmë falje të çdo riti fetar. Kemi sjellë rekomandime e vendime për të ruajtur shëndetin. I kemi ndaluar të gjitha aktivitetet publike, qofte edhe ato private, vetëm për ta ulur numrin e ta zhdukim pandeminë”, tha Zemaj.

Ndryshe BIK-u sot konfirmoi se do të lejohet falja e Kurban Bajramit, pasi sipas drejtuesve të kësaj bashkësie, vendimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me festën e së premtes. /Telegrafi/

Exit mobile version