Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë në RTV Dukagjini se e gjithë kjo opozitë paraqet rrezik për këtë qeveri.
Zemaj në emisionin “Debat D +”, RTV Dukagjini, ku është debatuar në temën “Dialogu i brendshëm”, ka thënë se me këtë numër të deputetëve në opozitë çdoherë rrezikohet rrëzimi i kësaj Qeverie.
“Logjika ime dhe institucionale politike është që nëse shkojmë në zgjedhje në një afat të shkurtër kohor, qytetarëve t’u ofrojmë mundësinë me zgjedh”, tha Zemaj.
Deputeti i LDK-së edhe në këtë debat ka folur për rastin e ministrit Rikalo, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e strukturave paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.
Në emisionin “Debat D +”, të udhëhequr nga Fidan Rama, lidhur me mundësinë e mbajtjes së dialogut të brendshëm, kanë dbatuar përfaqësuesit e subjekteve politike: Hajdar Beqa (PDK), Faton Topalli (VV) Armend Zemaj (LDK) dhe Haxhi Shala (Nisma). /Telegrafi/