Site icon Telegrafi

Zemaj ngushëllon familjen e policit Ilir Gjokaj që humbi jetën si pasojë e COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka ngushëlluar familjen e policit, që ka humbur jetën si pasojë e COVID-19.

Zemaj ka thënë se polici Ilir Gjokaj ka shërbyer në stacionin policor të Gjakovës, transmeton Telegrafi.

“Menaxhimi i pandemisë Covid-19 është një punë e përbashkët e shumë institucioneve dhe shërbimeve të vendit tonë. Në këtë betejë të vështirë një kontribut të jashtëzakonshëm janë duke e dhënë edhe Policia e Kosovës, e cila ka angazhuar katër mijë pjesëtarë të saj për të përkrahur institucionet shtetërore në zbatimin e masave kundër Covid-19 dhe në ruajtje të shëndetit të popullatës. Për fat të keq, Covid-19 ka prekur edhe pjesëtarë të PK-së dhë një nga ta, miku im polici Ilir Gjokaj që ka shërbyer në Stacionin Policor të Gjakovës ka humbur betejën me virusin”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ministri ka thënë se humbja e Ilir Gjokajt është e pakompensueshme.

“I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe Policisë së Kosovës për këtë humbje të pakompensueshme, duke bashkëndjerë me ta në këto momente të vështira”./Telegrafi/

Exit mobile version