Ministri Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë ditës së sotme (e hënë) është takuar me disa artistë të estradës shqiptare.
Gjatë po të njëjtit takim është folur për kompensimin e të gjitha veprimtarive të dëmtuara përmes pakove ekonomike.
“Besoj, ceka në takim, me pakon ekonomike të gjitha veprimtaritë që janë dëmtuar nga pandemia duhet të përfshihet për kompensim”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.
Zemaj gjithashtu theksoi se gjatë kësaj kohe ata janë duke u përkujdesur për mundësitë që pengojnë sëmundjet, çka edhe ka bërë të vendosen masat mbrojtëse.
“Në takim me estradën, theksova se ndjejmë përgjegjësinë për mbarëvajtjen e shëndetit publik dhe shëndetësisë, duke u kujdesur me tërë mundësitë që të pengojmë sëmundjet, para shërimit. Të tilla janë edhe masat anti covid”, shtoi ai.
Një mbledhje e tillë ka ardhur si pasojë e njoftimit për ndalimin e muzikës në orën 21:00, çka po dëmton një pjesë të estradës.
Përndryshe, një pjesë e artistëve kanë reaguar të revoltuar në rrjete sociale, duke treguar pakënaqësitë me vendime të tilla. /Telegrafi/