Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar sot pas rastit të përleshjes në Ferizaj.
Ministri ka thënë se një prej një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës.
“Një prej institucioneve që ka bartur një barrë të madhe në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe zbatimin e masave, krahas profesionistëve shëndetësor, është edhe Policia e Kosovës. Pengimi i tyre në detyrë dhe sulmet ndaj tyre janë akte të papranueshme dhe si të tilla duhet ndëshkuar. Prandaj, t’i mbështesim policët tonë në punën e tyre të përkushtuar për rend e siguri, por edhe për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve. Bashkë jemi më të fortë!”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/