Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj tha se sot kryesuesi i Komisionit Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, Shpejtim Bulliqi nuk ka thënë asgjë të re lidhur me çështjen e demarkacionit.
Ai ka thënë se Komisioni duhet të jetë më konkret pasi sipas tij ata si deputetë duhet të kenë rekomandime si të ecin tutje.
“Nuk dëgjova asgjë të re, bash asgjë të re… që neve si deputetë na bënë koshient, na bënë një rekomandim që të ecim më tutje. Çka do t’iu themi atyre që kanë vu afat për liberalizim vizash. Ju kisha lutur të jeni më konkret, tepër më konkret”, ka thënë ndër të tjera deputeti Zemaj.
Foto: Arkiv