Site icon Telegrafi

Zemaj: Hoti mbështet kërkesën time që të paguhen shtesat prej 300 eurosh për punëtorët e shëndetësisë deri në fund të pandemisë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti që shtesat prej 300 eurosh për punëtorët e shëndetësisë të paguhen deri në fund të pandemisë.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Hoti e ka përkrahur këtë kërkesë.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbështetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, shkruan Zemaj. /Telegrafi/

Exit mobile version