Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar ndarjen e ministrive në Qeverinë Haradinaj, e cila pritet që të formohet të shtunën.
Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo e keqe duhet të parandalohet me të gjitha metodat demokratike.
Postimi i plotë i Zemajt:
5 zv/Kryeministra, 21 Ministri, ku po behet kjo Qeveri? Sigurisht në Kinë jo, por në Kosovën heroike me 1.8 milion banor. Këtu pa përfshi pozicionet e fshehta Radojçiç – Veselinoviç
( kuptohet të krimit dhe korrupsionit).
Kjo e keqe duhet të parandalohet, të përdorim të gjitha metodat demokratike, të mos lejojmë që buxheti i Kosovës të shndërrohet në pare xhepi për këtë kaste grabitqare të ashtuquajtur politike. /Telegrafi/