Volodymyr Zelenskyy thotë se është “jashtëzakonisht e rëndësishme” që forcat në Kharkiv ta mbajnë të fortë Ukrainën lindore “me çdo kusht”.
Presidenti ukrainas duke regjistruar fjalimin e mbrëmjes në rrugët e rajonit tha se ishte veçanërisht e rëndësishme “duke pasur parasysh terrorin e vazhdueshëm rus kundër Kharkivit, kundër rajonit dhe përpjekjet e okupatorit për të intensifikuar sulmet ndaj pozicioneve tona”.
Presidenti ukrainas u takua sot me trupat e vijës së parë në zonë, ku shpërndau çmime dhe u kërkoi luftëtarëve të mos humbnin motivimin.
Kharkiv ka pësuar sulme të pamëshirshme ruse gjatë pushtimit rus, raporton skynews.
Theksojmë se Moska po përpiqet të rimarrë territorin e çliruar në një operacion të papritur kundërsulmues.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/