Site icon Telegrafi

Zelensky: Rusia po e shfrytëzon urinë si armë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia qëllimisht po e shkakton një krizë të ushqimit dhe po e shfrytëzon urinë si “armë”.

“Ukraina është një prej vendeve liderë, sa i përket eksportimit të grurit nëpër botë”, tha Zelensky, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me deficit dhe kërcënim për uri. Do të ketë mungesë të ushqimit, dhe çmimet do të rriten – e kjo është një realitet për miliona njerëz që janë të uritur dhe do të jetë një situatë më e rëndë sesi do të ushqejnë familjet e tyre”, shtoi presidenti ukrainas.

Lexo po ashtu Momenti kur tanku rus sulmon çiklistin ukrainas në Bucha

Gjatë fjalimit të mbajtur në parlamentin e Irlandës, ai kritikoi ashpër Perëndimin për mosveprim më të ashpër kundër Rusisë – duke i bërë thirrje politikanëve irlandezë që të bindin vendet anëtare të BE-së që të votojnë për sanksione më të fuqishme.

Banorët e qyteteve të rrethuara nga forcat ruse në Ukrainë, po kanë vështirësi të kenë qasje në ushqim dhe ujë të pijshëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version