Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin e Buchas pasi vazhdojnë të shfaqen më shumë prova të mizorive pranë Kievit.
Ai inspektoi rrugën në të cilën një kolonë ruse ishte në pritë dhe foli me banorët vendas.
Ai përsëriti se Rusia kishte kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë, raporton bbc.
I pyetur nga BBC nëse është ende e mundur të diskutohet për paqen me Rusinë, ai tha se “Po, sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropën e shekullit të XXI-të. Ne do të vazhdojmë përpjekjet diplomatike dhe ushtarake”.
Theksojmë se shumë liderë botëror tashmë kanë dënuar krimet mizore të rusëve ndërsa Kremlini i ka mohuar duke pohuar se të gjitha pamjet ishin të rreme.
Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/
Il Presidente Zelensky stamattina a Bucha.@TgLa7 pic.twitter.com/ZbqmKkBZlH
— francesca mannocchi (@mannocchia) April 4, 2022