Volodymyr Zelensky ka zëvendësuar kreun e Forcave të Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës gati tre muaj pas fillimit të agresionit rus mbi vendin e tij.
Pa dhënë një arsye, ministria e mbrojtjes e vendit tha sot se presidenti ukrainas kishte emëruar gjeneralmajor Ihor Tantsyura për të marrë detyrën nga Yuriy Halushkin si komandant i forcave që po ndihmojnë ushtrinë ukrainase të mbrojë vendin nga pushtimi rus, përcjell Telegrafi.
Ministria e përshkroi z. Tantsyura si një oficer me përvojë, i cili më parë ishte shef i shtabit të forcave tokësore të Ukrainës.
Siç është thënë më tej, Forcat e Mbrojtjes Territoriale ishin rritur me shpejtësi që kur u krijuan pak para fillimit të agresionit dhe po luanin një rol të rëndësishëm në luftën me Rusinë.
“Rritja shpërthyese e strukturës, veçanërisht në kushtet e luftimeve intensive, është një përvojë e madhe, (me) gabime dhe arritje. Ka suksese dhe, për fat të keq, edhe humbje”, ka thënë ministria në një deklaratë.
Kjo vjen pasi ministria tha më herët sot se një batalion i Forcave të Mbrojtjes Territoriale kishte avancuar deri në kufirin me Rusinë pasi zmbrapsi forcat ruse që sulmuan qytetin verilindor të Kharkiv. /Telegrafi/