Site icon Telegrafi

Zelensky zbulon se çfarë diskutuan gjatë “bisedës së rëndësishme” me Xi Jinping të Kinës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se i bëri thirrje homologut të tij kinez, Xi Jinping, këtë javë për ndihmë për kthimin e fëmijëve ukrainas që u deportuan nga Rusia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Zelensky ndau detaje të reja rreth telefonatës me presidentin kinez – e cila u zhvillua të mërkurën – gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentët e Sllovakisë dhe Republikës Çeke të premten.

Zelensky theksoi se ai përdori “bisedën e rëndësishme” për të ngritur çështjen e rreth 20,000 fëmijëve ukrainas, për të cilët Kievi akuzon Rusinë – për dëbim me forcë.

Presidenti ukrainas tha se vendet e huaja, përfshirë Kinën, duhet të ndihmojnë Ukrainën të sjellë fëmijët në shtëpi.

Lexo po ashtu Rusia po përgatitet për një 'betejë vendimtare' në të gjithë frontin e saj në Ukrainë

“Deri më tani, vetëm Ukraina po e ndihmon Ukrainën me kthimin e fëmijëve”, citohet të ketë thënë Zelensky.

Ndryshe, në mars, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale lëshoi urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe një tjetër zyrtare të Kievit, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata se luanin role kyçe në skemë.

Përveç kësaj, Zelensky tha se telefonata e së mërkurës përfshinte një diskutim për integritetin territorial të Ukrainës.

Udhëheqësi ukrainas tregoi se ai mori gjithashtu një “përgjigje pozitive” nga Kina pasi përshkroi rreziqet me të cilat përballet çdo vend që furnizon me armë Rusinë. /Telegrafi/

Exit mobile version