Telegrafi

Zelensky zbulon pjesë nga biseda me Ramën, diskutohet mundësia e prodhimit të përbashkët të armëve

Prodhim i përbashkët i armëve mes Shqipërisë dhe Ukrainës është diskutuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Zelensky ka zbardhur bisedën me kreun e qeverisë shqiptare dhe shpreh mirënjohjen ndaj vendit tonë për qëndrimin ndaj Ukrainës.

“Që në ditët e para të pushtimit të plotë, Shqipëria ka mbështetur Ukrainën në luftën tonë për liri dhe integritet territorial. Gjatë takimit me kryeministrin shqiptar Edi Rama

Lexo po ashtu Zelensky nderon Ramën me Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’

Ne nënshkruam Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë. Ky dokument do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit tonë me Shqipërinë dhe pozicionin e Ukrainës në Ballkan. Sot diskutuam gjithashtu nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimin e mundshëm të përbashkët të armëve. I jemi mirënjohës qeverisë dhe popullit shqiptar. Nuk do ta harrojmë kurrë qëndrimin e ngrohtë të shoqërisë shqiptare ndaj ukrainasve”, shkruan Zelensky. /Telegrafi/