Site icon Telegrafi

Zelensky zbulon llojin e armatimit për të cilën ka nevojë Ukraina

Presidenti ukrainas është shfaqur në një video të re duke shpalosur listën e armëve për cilën ka nevojë vendi i tij.

I veshur me një fanellë të gjelbër dhe ende i parruar, Volodymyr Zelenskyy tha se duheshin më shumë armë për të “shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë”.

“Liria duhet të armatoset më mirë se tirania”, tha i pari i shtetit të Ukrainës.

Zelensky renditi një seri armësh specifike të nevojshme, duke përfshirë artileri 155 mm, sisteme lëshimi raketash, automjete të blinduara dhe mjete luftarake të këmbësorisë.

Ai kërkoi tanke T-72 “nga SHBA-ja ose Gjermania” dhe tha se më shumë aeroplanë ushtarakë ishin të domosdoshëm”. /Telegrafi/

https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1514242356949704709

Exit mobile version