Site icon Telegrafi

Zelensky: Vladimir Putinin në fund do ta vrasë anëtari i rrethit të tij të ngushtë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se beson që presidentin rus Vladimir Putin në fund do ta vret anëtari i rrethit të tij të ngushtë.

Duke marrë parasysh se Rusia po goditet çdo herë e më shumë nga sanksionet si kundërpërgjigje ndaj pushtimit në Ukrainë, kundërshtarët politikë të Putinit do të bëjnë gjithçka që ta rrëzojnë, transmeton Telegrafi.

“Natyrisht se do të vjen momenti kur regjimit të Putinit do të vie fundi në Rusi”, theksoi presidenti ukrainas.

Lexo po ashtu Policët pro-rusë në Donetsk vriten me bombë nga ukrainasit, që ua hedhin nga droni

“Me siguri do të ketë një moment kur brishtësia e regjimit të Putinit do të ndihet në Rusi. Pastaj mishngrënësi do të hajë mishngrënësin. Kjo është shumë e rëndësishme, do t’u duhet një arsye për ta justifikuar. Do të kujtojnë fjalët e Komarovit. Do të gjejnë një arsye për të vrarë vrasësin. A do ta bëjë këtë: po; kur: nuk e di”, tha Zelensky.

Gjatë një interviste dhënë për të përditshmen gjermane Spiegel, presidenti ukrainas ka thënë se beson që Putin po sillet sikurse Hitleri dhe se Ukraina dhe vendet e tjera nuk do t’ia falin për krimet e kryera.

Edhe pse Putinin e mbajnë në pushtet një rreth i gjerë i bashkëpunëtorëve, ka ndodhur një krisje në mesin e mercenarëve të Wagner dhe ushtrisë ruse, ku të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për mos-suksesin në luftën në Ukrainë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version