Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar ushtarët ukrainas në një qytet të vogël në lindje të vendit – në Avdiivka, të cilët i falënderoi për shërimin dhe u njoftua nga afër me situatën në fushëbetejë.
Avdiivka ishte një nga objektivat kryesore të ofensivës dimërore ruse, me të cilën forcat ruse arritën vetëm një përparim të vogël në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Është nderë për mua të jem sot këtu, të ju falënderojë për shërbimin, për mbrojtjen e vendit tonë, Ukrainën – familjet tona”, tha Zelensky derisa vizitoi ushtarët në një qendër industriale.
“Ju uroj vetëm fitore, këtë ia urojë çdo ukrainasit – kjo është e rëndësishme për të gjithë ne”, shtoi Zelensky.
Ai vizitoi edhe spitalin ku po trajtohen ushtarët e plagosur, të cilët i nderoi me medalje. Në video shihen ndërtesat e dëmtuara në qytetin ku kanë mbetur vetëm 1.800 civilë.
Gjatë javëve të fundit, Zelensky vazhdimisht ka vizituar ushtarët ukrainas në zona të ndryshme, duke u njoftuar nga afër me situatën në terren. /Telegrafi/