Volodymyr Zelensky ka zbarkuar në kryeqytetin çek, Pragë si pjesë e një turneu për të marrë mbështetje rreth një rruge të shpejtë të anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
Presidenti ukrainas u ul në një aeroplan të qeverisë çeke, i shoqëruar nga dy aeroplanë të forcave ajrore, treguan pamjet televizive.
Ai u prit nga homologu i tij çek, Petr Pavel, i cili ka vlerësuar lartë liderin ukrainas, raporton skynews.
“Vizita e presidentit ukrainas synon të jetë një shprehje e mirënjohjes për mbështetjen që Republika Çeke i ka ofruar Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus, dhe për të siguruar reciprokisht se kjo mbështetje do të vazhdojë”, ka deklaruar ai.
“Në takim, presidentët duhet të bashkërendojnë qëndrimet e tyre përpara samitit të NATO-s në Vilnius, ku ndër të tjera pritet të diskutohet për garancitë e sigurisë për Ukrainën”, pohoi presidenti çek.
Ndryshe, samiti i aleancës më të madhe ushtarake në botë do të mbahet javën e ardhshme. /Telegrafi/