Siç u raportua më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e Mykolaiv pranë vijës së parë të luftimeve me forcat ruse.
Nga atje, raportohet se kreu i shtetit vazhdoi në rajonin e Odesa-s, njoftoi zyra e tij, transmeton Telegrafi.
Ata publikuan foto të Zelensky-t duke vizituar departamentin e traumës dhe duke folur me ushtarët e plagosur që po trajtoheshin në një institucion mjekësor.
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, Zelensky nuk është larguar nga Ukraina, por ka sfiduar rusët me vizita në zona afër luftimeve intensive.
Ai gjithashtu ka pritur vazhdimisht liderët perëndimorë në Kiev – i fundit ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson. /Telegrafi/