Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lëshuar një mesazh si dhe ka shpërndarë disa foto për të shënuar Ditën e Aviacionit të vendit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, festa kombëtare festohet çdo vit të shtunën e fundit të gushtit dhe iu kushtohet pilotëve ushtarakë dhe civilë, punëtorëve të industrisë së aviacionit dhe stafit të transportit.
Zelensky përdori mesazhin e tij për të theksuar se “do të vijë dita” kur forcat ruse do të largohen nga Ukraina.
“Ushtarët ukrainas do të shkatërrojnë potencialin e pushtuesve hap pas hapi dhe do të vijë dita kur armiku do të vdesë në Zaporizhzhia, në jug, në lindje të vendit dhe në Krime”, tha ai.
“Pushtuesit do të vdesin si vesa në diell dhe mbrojtja jonë është dhe do të jetë ky diell”. /Telegrafi/