Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje bashkatdhetarëve të tij, që të bashkohen në lutje për njëri-tjetrin dhe ushtarët që shërbejnë në vijën e frontit.
“Le të lutemi për njëri-tjetrin. Kur u afruam të gjithë me njëri-tjetrin, nuk ishim më të huaj për njëri-tjetrin”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Zoti ka një shevron me flamurin ukrainas në krahun e tij. Pra, me një aleat të tillë, jeta patjetër do të fitojë mbi vdekjen”, shtoi ai.
“Ukrainasit gjunjëzohen vetëm në lutje dhe kurrë para pushtuesve”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky kishte veshur një këmishë tradicionale të qëndisur ukrainase dhe pantallonat ngjyrë të gjelbër ushtarake, teksa fliste dhe qëndronte përpara Katedrales 1000-vjeçare të Shën Sofisë në Kiev. /Telegrafi/
This Easter, we are united in prayer.
For our warriors of light, who repel demons in all directions. For those who follow one more commandment in life: protect Ukraine. For all civilians who work every day to make the country strong and efficient in overcoming evil forces.
For… pic.twitter.com/D6BeMWycRx
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 5, 2024