Site icon Telegrafi

Zelensky: Ukraina po përballet me operacione të vështira mbrojtëse

Zelen (Foto: Ukrainian Presidential Press Office)

Volodymyr Zelensky ka pranuar se trupat ukrainase po përballen me kushte të vështira në fushën e betejës, veçanërisht në frontin lindor.

Trupat ruse filluan ofensivën përgjatë pjesëve të vijës së frontit lindor këtë vjeshtë, duke shpresuar të bëjnë përparime rreth qytetit të shkatërruar të Avdiivka dhe në verilindje midis qyteteve Lyman dhe Kupiansk.

“Moti i vështirë, mbrojtje e vështirë në frontet Lyman, Bakhmut, Donetsk dhe Avdiivka”, shkroi presidenti ukrainas në Telegram.

Lexo po ashtu Putin: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë tragjedinë në Ukrainë, kurrë nuk kemi refuzuar të marrim pjesë në bisedimet e paqes

Por, ai tha se forcat ukrainase në jug janë ende duke kryer operacione sulmuese.

Ushtarët po përballen me kushte mot të ftohtë, ku temperaturat gjatë ditës së sotme kapin shifrat e -5 gradë Celsius ndërsa pritet të ulen edhe më tej.

Kjo mund të komplikojë më tej operacionet në fushën e betejës pasi vështirësohet edhe lëvizja e trupave ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

 

Exit mobile version