Site icon Telegrafi

Zelensky: Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje SHBA-Rusi të bërë pa Ukrainën

Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të arritur midis SHBA-së dhe Rusisë pa qenë pjesë e bisedimeve edhe Ukraina ka thënë Volodymyr Zelensky këtë pasdite.

Duke folur me gazetarët në lidhje me telefonatën e tij me Donald Trump mbrëmë – e cila erdhi pas asaj të Putinit – ai tha se Ukraina duhej të ishte në tryezën e bisedimeve.

Theksoi se nuk diskutoi anëtarësimin në NATO në thirrjen me Trump, por e di se SHBA nuk dëshiron që Ukraina të bashkohet me aleancën e mbrojtjes, transmeton Telegrafi.

“Sot është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat e tij dypalëshe [me SHBA]”, tha udhëheqësi ukrainas.

“Trump shpreson se do të arrihet një marrëveshje paqeje, por ai duket se i ka dhënë lëshime Putinit para se të fillojnë bisedimet”, shtoi Zelensky.

Presidenti amerikan tha mbrëmë se ishte jopraktike që Ukraina të anëtarësohej në NATO, dhe se nuk kishte gjasa të kthente të gjithë tokën e saj të pushtuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version