Site icon Telegrafi

Zelensky: Ukraina nuk ka të bëjë asgjë me ‘vdekjen’ e Prigozhinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk kanë të bëjnë asgjë me vdekjen e liderit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Pas raportimeve se kreu i Wagner-it ndërroi jetë së bashku me nëntë tjerë si pasojë e rrëzimit të aeroplanit, deri më tani nuk është konfirmuar ndërsa për këtë askush nuk e ka marrë përgjegjësinë, transmeton Telegrafi.

Pothuajse të gjithë si nga jashtë Rusisë ashtu dhe brenda këtij vendi, akuzojnë Vladimir Putinin për përfshirjen e tij, por as Kremlini deri më tani nuk ka pranuar të jap ndonjë koment.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë videon, me të cilën pretendojnë se janë future në Krime dhe kanë ngritur flamurin

Ndryshe deri më tani po qarkullojnë teori të ndryshme, se si ka ardhur deri të rrëzimi i aeroplanit në afërsi të Moskës në Rusi.

E ekspertë të sigurisë besojnë se kjo mund të ketë ndodhur për shkak se Prigozhin tentoi akoma të shtrijë ndikimin e grupit të tij mercenar në Afrikë.

E shumë tjerë e shohin si hakmarrje ndaj rebelimit, që detyroi ushtrinë ruse t’i sulmojë dhe detyrojë të ndalin mësymjen drejt Moskës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version