Site icon Telegrafi

Zelensky: Ukraina nuk është e gatshme të falë territore, Rusia nuk do të kënaqej edhe me kaq

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë një intervistë për mediat greke.

Ai ka pohuar se ukrainasit nuk janë të gatshëm të falin territore, pasi që rusët nuk do të kënaqeshin edhe me aq.

“Ukrainasit nuk janë të gatshëm t’i japin Rusisë pjesë të territorit të tyre për përfundimin e luftës, sepse Kremlini nuk do të ndalet me kaq dhe do të fillojë një agresion të ri pas dy ose tre vjetësh”, tha ai.

Ai tha në një intervistë për shërbimin publik grek ERT se Ukraina është e gatshme të rivendosë integritetin e saj territorial.

Lexo po ashtu A po përgatiten rusët të sulmojnë Moldavinë: Një nga skenarët e mundshëm do të destabilizonte Ballkanin

Ai gjithashtu theksoi se Ukraina nuk sakrifikon popullin e saj, por se çdo ukrainas merr vendime për veten e tij.

“Unë nuk kam qenë i gatshëm të sakrifikoj asnjë person. Ne nuk sakrifikojmë njerëz. Është krejtësisht ndryshe, ne zgjedhim nëse jemi gati të sakrifikojmë jetën tonë për vendin, dhe kjo është zgjedhja jonë personale, zgjedhja e çdo qytetari të Ukrainës”, tha Zelensky.

Ndryshe, Rusia kujtojmë se para tetë vjetëve kishte aneksuar territorin ukrainas të Krimesë. /Telegrafi/

Exit mobile version