Telegrafi

Zelensky: Ukraina ka filluar të mbledhë fonde për një flotë dronësh detare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se mbledhja e fondeve për dronët detarë po fillon si pjesë e platformës United24 për mbledhjen e fondeve.

Këtë ai e tha në video-adresën e tij të përditshme, transmeton Telegrafi.

“Javën tjetër, ne do të nisim një drejtim tjetër për mbledhjen e fondeve – do të grumbullojmë fonde për një flotë dronësh detarë. Unë mendoj se absolutisht të gjithë e kuptojnë se çfarë është dhe për çfarë shërben, dhe jam i sigurt se miliona njerëz do të mbështesin një drejtim të tillë në mbrojtjen tonë”, tha presidenti ukrainas.

“Të gjithë e kanë parë tashmë se si funksionon. Dhe kjo është vetëm për mbrojtjen e zonës sonë ujore detare, ne nuk pretendojmë se i përkasim dikujt tjetër”.

Ai nuk specifikoi se për çfarë saktësisht bëhej fjalë, por më 29 tetor, një grup dronësh detarë sulmuan anijet e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol.

Kremlini fajësoi Ukrainën dhe Britaninë për këtë sulm. As Kievi dhe as Londra nuk morën përgjegjësinë për këtë sulm. /Telegrafi/