Site icon Telegrafi

Zelensky u kthye në Ukrainë me pesë komandantët e Azovit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po kthehet në Ukrainë së bashku me pesë komandantët e batalionit të Azovit të cilët ishin zënë rob nga Rusia, dhe pas lirimit ishin dërguar në Turqi.

Pesë komandantët kishin mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit, në kohën kur qyteti ishte rrethuar, transmeton Telegrafi.

Fabrika e Azovstal ishte fortesa e vetme e Ukrainës në qytetin port, që përfundimisht ra në duart e Rusisë në maj të vitit 2022.

Zelensky tha se do të kthehet nga Turqia në Ukrainë me ushtarët ukrainas Denys Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volynsky, Oleh Khomenko dhe Denys Shleha.

Ushtarët u liruan dhe u dërguan në Turqi në shtator të vitit 2022 dhe supozohej se do të qëndronin atje deri në përfundimin e luftës. /Telegrafi/

Exit mobile version