Në mbrëmjen mes 31 gushtit dhe 1 shtatorit, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky reagoi ndaj sulmit të ri rus në Kharkiv, ku si pasojë mbetën të plagosur mbi 40 persona.
Ai me këtë apel iu adresua edhe liderëve botërorë, transmeton Telegrafi.
“Rusia edhe një herë terrorizoi Kharkivin, duke sulmuar infrastrukturën civile dhe vetë qytetin. Deri më tani janë mbi 30 të plagosur. Të gjitha forcat e nevojshme janë dërguar në vendin e ngjarjes për të kryer operacionin e kërkim-shpëtimit. Por për ta ndalur territorin, të gjitha forcat globale duhet të mobilizohen. Ne kërkojmë përpjekje të jashtëzakonshme por edhe kurajo të mjaftueshme të liderëve – kurajo që t’i jepet Ukrainës gjithçka që ka nevojë për ta mbrojtur veten”, tha Zelensky.
Zyra e prokurorit njoftoi se Kharkivi është sulmuar nga raketat balistike të lansuara nga territori rus. Tetë prej tyre goditën në pjesë të ndryshme të qytetit.
Administrata ushtarake e Kharkivit theksoi se mbi 40 civilë janë plagosur, përfshirë pesë fëmijë. Shumë prej civilëve mund të jenë akoma nën rrënoja. /Telegrafi/
Russia is once again terrorizing Kharkiv, striking civilian infrastructure and the city itself.
As of now, there are over 30 wounded. All necessary forces have been deployed for the rescue operation.
But to stop this terror, all necessary global forces must be mobilized. What’s… pic.twitter.com/EqVlGpXvxY
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 1, 2024