Site icon Telegrafi

Zelensky tregoi se çka bisedoi me Trumpin pas zgjedhjeve presidenciale amerikane

Volodymyr Zelensky tha se pati një bisedë “produktive” me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

“Ende nuk mund të dimë se cilat do të jenë veprimet e tij specifike. Por, shpresojmë që Amerika të bëhet më e fortë”, deklaroi presidenti ukrainas.

“Kjo është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe një Evropë e fortë është ajo që i duhet Amerikës”, shtoi ai, shkruan cnn.

Lideri ukrainas përsëriti mesazhin se Kievi do të ndjekë politikën e “paqes përmes forcës,” në vend të lëshimeve të territorit apo neutralitetit.

“Është në dorë të Ukrainës të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë në rendin e ditës për t’i dhënë fund kësaj lufte. Çdo vend, çdo lider që respekton ligjin ndërkombëtar dhe ulet në këtë tryezë duhet të kuptojë se grabitqarët gjithmonë kërkojnë më shumë e më shumë”, pohoi 46-vjeçari.

Ndryshe, Trump ka deklaruar vazhdimisht se lufta Rusi-Ukrainë nuk do të kishte filluar nëse do të ishte president.

Ai gjithashtu është zotuar ta përfundojë luftën, duke pohuar herë pas here se do të ndalte konfliktin shumëvjeçar para se të merrte detyrën. Në muajin korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite. /Telegrafi/

Exit mobile version