Site icon Telegrafi

Zelensky do t’i adresohet sot parlamentit gjerman

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet t’i adresohet ligjvënësve gjermanë, ku do t’i bëjë thirrje demokracive perëndimore që të intervenojnë për luftën në Ukrainë.

Zelensky do t’i drejtohet dhomës së ulët të parlamentit gjerman. Aty Zelensky do të kërkojë që pushtimi rus të dënohet nga kancelari gjerman Olaf Scholz – duke shprehur haptazi përkrahjen për Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu do të kërkoj rritje të dërgesave të armëve nga gjermanët në Ukrainë. Zelensky vazhdimisht i ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të bojkotohet nafta dhe gazi rus.

Në anën tjetër është bërë e ditur se shumë vende evropiane, tashmë kanë marrë vendim që të ndalojnë importimin e qymyrit rus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version