Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje partnerëve që të ushtrojnë më shumë presion ndaj Rusisë dhe të ofrojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën me ardhjen e mundshme të ushtrisë së Koresë së Veriut në një luftë kundër Ukrainës.
“Çdo ditë lufte dëshmon se Moska është e vendosur të vazhdojë agresionin e saj. Ata nuk duan asgjë tjetër. Dhe kjo është arsyeja pse ata po përpiqen të rrisin prodhimin e tyre të armëve, dhe kjo është arsyeja pse ata po anashkalojnë sanksionet dhe kjo është arsyeja pse po e shohin gjithnjë e më shumë Korenë e Veriut një aleat, dhe ushtarët e tyre mund të jenë në fushëbetejë kundër Ukrainës dhe tani do të detyrohemi të luftojnë kundër Koresë së Veriut”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se mungesa e vendimeve më të forta nga partnerët për të mbështetur Ukrainën, vetëm sa e inkurajon Putinin të investojë më tej në terror.
“Bota mund të ndalojë zhvillimin e luftës. Abstraksionet dhe fjalët nuk mjaftojnë. Duhen hapa konkretë. Të gjitha hapat e tillë i kemi parashikuar në Planin e Fitores. Këto hapa do të parandalojnë që autorët e luftës të bëhen edhe më agresivë. Ne presim presion më të madh ndaj Rusisë, presim më shumë mbështetje për Ukrainën. Dhe do të jetë e drejtë”, tha për fund Zelensky. /Telegrafi/