Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina ka përdorur aeroplanët luftarakë perëndimorë F-16 që i janë dhënë donacion nga vendet perëndimore, për të rrëzuar dronët dhe raketat ruse në sulmin e fundit.
Ai pati pranuar në fillim të këtij muaji, se Kievi ka pranuar flotën e parë të aeroplanëve luftarakë të premtuar nga vendet perëndimore.
Duke folur në një konferencë për shtyp sot, Zelensky konfirmoi përdorimin e F-16 dhe i bëri thirrje aleatëve të Ukrainës që t’ju dërgojnë më shumë.
“Askush nuk ka folur për këtë, por ne tashmë i kemi shkatërruar në sulmin e madh rus, shkatërruam raketa dhe dronët duke përdorur F-16”, tha Zelensky.
“Nuk do të tregojë sa, por e kemi bërë falë partnerëve që na dhanë F-16. Por sërish nuk mjaftojnë, kemi numër të vogël të tyre”, bëri të ditur për fund presidenti ukrainas. /Telegrafi/