Në një video fjalim video, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se ushtria ukrainase i kishte dhënë “goditje të fuqishme” Rusisë dhe i falënderoi të gjithë ata që po ndihmonin në mbrojtjen e kombit.
“Gjatë javës së kaluar, forcat tona të armatosura heroike i kanë dhënë armikut goditje të fuqishme, humbje të konsiderueshme”, tha Zelensky. “I jam mirënjohës mbrojtësve tanë që u treguan pushtuesve se deti nuk do të jetë i qetë për ta edhe kur nuk ka stuhi. Sepse do të ketë zjarr”.
Ai pretendoi se më shumë se 16 mijë ushtarë rusë ishin vrarë që nga fillimi i luftës, një numër shumë më i lartë se vlerësimi që bëri Rusia të premten.
“Duke frenuar veprimet e Rusisë, mbrojtësit tanë po e çojnë udhëheqjen ruse drejt një ideje të thjeshtë dhe logjike: biseda është e nevojshme, kuptimplote, urgjente dhe drejtë. Për hir të rezultatit, jo për hir të vonesës”, tha i pari i shtetit ukrainas duke shtuar se “16,000 ushtarakë rusë kanë vdekur tashmë. Për çfarë? Çfarë i jep dhe kujt?”
Çdo negociatë me Rusinë duhet të garantojë sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të vendit, shtoi ai.
Presidenti shtoi se Ukraina kishte krijuar 18 korridore evakuimi këtë javë, duke lejuar më shumë se 37 mijë njerëz të largohen nga “qytetet e bllokuara” – duke përfshirë më shumë se 26 mijë banorë nga Mariupol, i cili ka qenë nën granatimet e pamëshirshme për javë të tëra. /Telegrafi/