Telegrafi

Zelensky thotë se Ukraina ka kapacitete të godet objektivat me raketa nga një distancë prej 700 kilometrash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se vendi i tij ka kapacitete që të godasin objektivat e saj me raketa nga një distancë prej 700 kilometrash.

Tani sipas të parit të Ukrainës, ky shtet evropian mund të kryej sulme me raketa në distanca shumë të largëta – deri në 700 kilometra, transmeton Telegrafi.

Këto pretendime i konfirmoi në kanalin e tij në Telegram, duke theksuar se ka prova për “përdorimin e suksesshëm të armëve me rreze të gjatë veprimi: që kanë goditur objektiva nga 700 kilometra distancë”.

Ai me këtë ka aluduar se bëhet fjalë për raketa të prodhuara në Ukrainë e jo ato perëndimore, për të cilat edhe janë zotuar se nuk do t’i përdorin për të sulmuar brenda territorit të Rusisë.

Në anën tjetër, Moska është rreth 675 kilometra nga qytetit Kharkiv i Ukrainës, që sipas pretendimeve të Zelenskyt me këto raketa mund të arrijnë deri në kryeqytetin rus. /Telegrafi/