Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në adresimin e tij më të fundit, ka deklaruar se si “Ukraina nuk do të lejoj që pushtuesit të kalojnë pa u ndëshkuar”.
“Do t’i përgjigjemi të gjitha sulmeve në Zaporizhzhia, Kharkiv, Mykolaiv, Nikipol, Donbas dhe të gjitha qytetet e tjera ukrainase”, shtoi Zelensky.
Në anën tjetër, ai theksoi se “do të çlirojnë tërë territorin e Ukrainës – nga Khersoni e deri në Luhansk, nga Krimea në Donetsk. Qdo vrasës dhe ekzekutues do të sillet para drejtësisë për atë qfarë u ka bërë ukrainasve”.
Ndërkaq autoritetet ukrainase, kanë njoftuar se rusët kanë sulmuar Odesan me dronë kamikazë.
Serhi Bratchuk, zëdhënës i komandës ushtarake në rajonin e Odesas, ka thënë se ndërtesa administrative në qendër të Odesas është goditur tri herë.
Një dron është rrëzuar nga mbrojtja kundërajrore e Ukrainës, ndërsa nuk raportohet për viktima. /Telegrafi/