Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në frontin e Pokrovskit është përmirësuar ditëve të fundit, pavarësisht se refuzoi të jep detaje derisa situata të stabilizohet.
Këto komente i bëri Zelensky gjatë një interviste me gazetarët, transmeton Telegrafi.
“Fillimisht situata atje nuk është e lehtë, por u jam mirënjohës ushtarëve tanë”, tha presidenti ukrainas.
“Situata është më e mirë në 3-4 ditët e fundit. Kam diskutuar për të gjitha detajet me komandantin e ushtrisë Oleksandr Syrskyi”, shtoi i pari i shteti të Ukrainës.
Zelensky pranoi se nuk dëshiron në këtë kohë të jap komente shtesë – derisa situata në atë rajon të stabilizohet. /Telegrafi/