Zelensky thotë se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar pothuajse në tërë territorin e Ukrainës
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, janë aktivizuar në pothuajse tërë territorin e Ukrainës.
Ai theksoi se kjo po ndodhë pas një periudhe relativisht “të gjatë dhe të qetë” – duke nxitur njerëzit të kaplohen nga paniku, transmeton Telegrafi.
“Nuk duhet kërkuar logjikë tek veprimet e terroristëve”, tha Zelensky në adresimin e tij më të fundit.
“Ushtria ruse nuk pushon. Ka vetëm një detyrë – t’ua marr jetën njerëzve – të tmerroj ata – kështu që kur të aktivizohen sirenat të ndjenjë terrorin”, shtoi presidenti ukrainas.
Ndryshe nga 24 marsi kur Rusia filloi pushtimin në Ukrainë, kanë humbur jetën mijëra civilë dhe ushtarë, kurse dëmet materiale vlerësohet se kapin shumën e afro 900 miliardë dollarëve.
Në anën tjetër, ushtria ruse po vazhdon me sulmet si nga ajri, deti dhe toka, duke mos e kursyer as edhe një civil, pasi në shumicën e rasteve ku po kryhen sulmet po e pësojnë civilët. /Telegrafi/