Site icon Telegrafi

Zelensky thotë se Rusia shpreson për krizë të urisë në vendet e varura nga gruri ukrainas

Në fjalimin e tij të radhës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se bllokada e porteve detare të Ukrainës nga Rusia po e pengonte Kievin të eksportonte 22 milionë tonë drithë.

Dhe sipas tij, kjo është një kërcënim për uri në vendet e varura nga gruri ukrainas dhe mund të krijojë një krizë të re migracioni.

“Kjo është diçka që udhëheqja ruse kërkon qartësisht”, citohet të ketë thënë ai.

Zelensky akuzoi Moskën se “krijoi qëllimisht këtë problem në mënyrë që e gjithë Evropa të përballet me vështirësi dhe në mënyrë që Ukraina të mos fitojë miliarda dollarë nga eksportet e saj”.

Gjatë të njëjtit fjalim, Zelensky ka theksuar se gjithsej 32 punonjës të medias janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus. /Telegrafi/

Exit mobile version