Site icon Telegrafi

Zelensky thotë se rusët kanë tentuar t’i zmbrapsin forcat ukrainase nga Kursku

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia ka tentuar të zmbraps trupat ukrainase nga pozicionet e tyre në Kursk të Rusisë, por se forcat mbrojtëse të Ukrainës po mbahen mirë.

Zelensky theksoi se tashmë është kthyer në Kiev dhe ka biseduar me Oleksandr Syrskyi, komandantin e forcave të armatosura të Ukrainë, me të cilin diskutoi për të gjitha frontet, përfshirë operacionin në Kursk, transmeton Telegrafi.

“Për ushtarët tanë në frontin e Pokrovskit: punë e mirë e kryer, dhe përgëzojë çdo ushtar, rreshter e oficer që po mbajnë pozicionet tona mbrojtëse”, shtoi presidenti ukrainas.

Frontet në Donetsk dhe Zaporizhzhia po sfidohen nga kushtet, me operacione të shumta të rusëve që kanë për qëllim zmbrapsjen e ukrainasve.

Ndryshe, Rusia tentoi të zmbraps ukrainasit nga pozicionet e tyre mbrojtëse, por sipas Zelensky ata po ia dalin mirë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version