Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar në fjalimin e tij të mbrëmjes se Ukraina ka përcaktuar pikat e nevojshme të planit të fitores në luftën kundër Rusisë, dhe është e gatshme ta paraqesë atë para aleatëve të saj që në javën e ardhshme.
“Gjatë ditës, u mbajtën takime në formate të ndryshme për të përgatitur Planin tonë të Fitores së Ukrainës. Thelbi i vërtetë i të gjitha pikave – ushtarake, politike, diplomatike dhe ekonomike. Njerëzit kyç nga secili sektor janë të përfshirë. Hapat e nevojshëm për Ukrainën tashmë janë përcaktuar qartë, hapat e krijuar për të na dhënë pozitën më të fortë të mundshme për të sjellë paqen e vërtetë, për çdo hap, ekziston një listë e qartë e asaj që do të na forcojë mbi 90 për qind tashmë është shkruar”, ka shtuar presidenti ukrainas.
Zelenskyy zbuloi se Ukraina po planifikon t’u prezanton aleatëve të saj planin e Fitores javën e ardhshme, transmeton Telegrafi.
Ai vuri në dukje se plani do të bëhet një hap i rëndësishëm në lehtësimin e mbështetjes në arenën ndërkombëtare dhe forcimin e së drejtës ndërkombëtare.
Gjithashtu bëri të ditur se inkursioni në rajonin Kursk të Rusisë, është duke shkuar pikërisht siç e kishin planifikuar duke mos zbuluar detaje për këtë. /Telegrafi/