Projektligji i shumëpritur i ndihmës prej 89 miliardë eurosh u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe do të kalojë në Senatin e SHBA të martën.
Udhëheqësit perëndimorë mirëpritën gjatë fundjavës një paketë ndihme shumë të nevojshme të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së.
Projektligji do të ofrojë ndihmë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kishte paralajmëruar se vendi i tij do të humbiste luftën pa financimin e SHBA-së, tha se ndihma duhet të vijë në vijën e parë sa më shpejt të jetë e mundur, përcjell Telegrafi.
Duke postuar në X, dikur Twitter, ai tha: “Koha midis vendimeve politike dhe dëmtimit aktual të armikut në vijën e parë, midis miratimit të paketës dhe forcimit të luftëtarëve tanë, duhet të jetë sa më e shkurtër që të jetë e mundur”.
Komandantët dhe analistët ukrainas thonë se projektligji i shumëpritur do të ndihmojë në ngadalësimin e përparimeve në rritje të Rusisë në vitin e tretë të luftës – por se ka të ngjarë të nevojiten më shumë që Kievi të rifitojë ofensivën.
Paketa e ndihmës do të shkojë në Senatin e SHBA-së, ku mund ta kalojë atë të martën.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka premtuar ta nënshkruajë atë menjëherë.
Por mund të duhen ende javë që ajo të arrijë në vijën e parë, ku është shumë e nevojshme. /Telegrafi/