Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se vendi i tij po përgatit një kundërofensivë të krijuar për të çliruar zonat e pushtuara nga Rusia, jo për të sulmuar territorin rus.
Duke folur gjatë një konference për shtyp me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin të dielën, Zelensky tha se qëllimi i Ukrainës është të çlirojë territoret brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, përcjell Telegrafi.
Washington Post citoi dokumente të pazbuluara më parë nga një grumbull i zbulimeve të inteligjencës amerikane që sugjerojnë se Zelensky ka konsideruar përpjekjen për të “kapur” zona në Rusi të përshtatshme për përdorim të mundshëm si pazare në negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt 2022.
Kjo do ta vinte atë në një pozicion që do të kundërshtohej nga qeveritë perëndimore që kanë këmbëngulur që armët që ato ofrojnë nuk duhet të përdoren për të sulmuar objektivat në Rusi.
I pyetur për raportin, Zelensky tha: “Ne nuk sulmojmë territorin rus, ne çlirojmë territorin tonë legjitim”. /Telegrafi/