Telegrafi

Zelensky thotë se armët perëndimore i kanë ndihmuar ukrainasit të reduktojnë ofensivat ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se luftëtarët ukrainas po kryejnë sulme mbi logjistikën ruse, falë armëve që ua dhuroi perëndimi.

Në adresimin e tij më të fundit, ai tha se sulmet kanë ndikuar që të reduktohen ofensivat e Moskës, transmeton Telegrafi.

“Artileria perëndimore ka filluar të ketë ndikim të madh, armët që po i marrin nga partnerët tanë. Saktësia e tyre ishte pikërisht ajo çfarë na duhej”, shtoi Zelensky.

Në anën tjetër Kievi vazhdimisht po bën thirrje, që Perëndimi t’i dërgojë më shumë armë që të ndalin agresionin rus në Ukrainë.

Lexo po ashtu Ukrainasit përdorin armët britanike, tanku rus dhe dy automjete të tjera shndërrohen në “top të madh zjarri”

Ndryshe Shtetet e Bashkuara kanë dërguar sistemin e avancuar raketor HIMARS, të cilin madje e kanë filmuar ukrainasit duke shkrepur raketat në drejtim të objektivave ruse.

E njëjtë ka vepruar edhe Britania e Madhe, që prej fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, nuk është ndalur duke dërguar armë të ndryshme ukrainasve që të mbrohen nga agresioni i Moskës. /Telegrafi/