Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi takimin e tij me senatorët amerikanë në Capitol Hill të enjten si një “dialog shumë të rëndësishëm”.
“Jemi mirënjohës juve, gazetarëve, senatorëve dhe gjithë të tjerëve që na ndihmoni”, ka thënë lideri ukrainas teksa largohej nga takimi me ligjvënësit.
Zelensky tha se ata “folën për kaq shumë detaje”, megjithëse ai nuk ndau se çfarë ishin ato, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ndërsa udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Chuck Schumer, u tha gazetarëve se Zelensky i kishte paralajmëruar ata për rreziqet e mos kalimit të më shumë fondeve për Ukrainën.
“Kishte një fjali të vetme që i përmbledh të gjitha, dhe unë po e citoj atë fjalë për fjalë atë që tha zoti Zelensky: ‘nëse nuk marrim ndihmën, do ta humbim luftën’. Ky është një citim nga ai”, tha ai.
Ndërsa udhëheqësi i pakicës në Senatin e SHBA, Mitch McConnell shtoi se ishte një “takim i mirë”.
Ndryshe, presidenti Joe Biden do të mirëpresë Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë këtë pasdite (sipas kohës lokale).
Biden po kërkon të dëgjojë një “perspektivë të fushëbetejës” nga Zelensky ndërsa afrohet vjeshta e dytë e luftës, u tha gazetarëve koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike, John Kirby. /Telegrafi/