Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë ditës vdesin nga 100 ukrainas, ndërsa luftimet në pjesën lindore të vendit po vazhdojnë, raporton Kyiv Independent.
Aktualisht trupat ukrainase po luftojnë në mbrojtjen e qytetit lindor të Severodonetsk, qytet i cili është duke u bombarduar rëndë nga forcat ruse, të cilët po mundohen që ta marrin qytetin e Donbas nën kontrollin e tyre, transmeton Telegrafi.
Sipas zyrës së guvernatorit të Luhanskut, Serhiii Haidai, në spitalin e vetëm që është në gjendje pune në qytetin e Severodonetsk, ka vetëm tre mjekë në gatishmëri dhe ka furnizime vetëm për dhjetë ditë.
Në prill, Zelensky tha se gjatë luftës me Rusinë kanë vrarë rreth 3,000 ushtarë ukrainas dhe 10 mijë tjerë janë plagosur.
Ai tani po u bën thirrje 27 vendeve anëtare të BE-së, që ta përshpejtojnë pranimin e Ukrainës në BE. Kjo kërkesë e tyre pritet të shqyrtohet në samitin e BE-së në Bruksel në fund të muajit qershor. /Telegrafi/