Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha gjatë një konference për shtyp me kryeministrin finlandez, Petteri Orpo në Kiev se ushtria ukrainase “po përparon, por pak nga pak”, ndërsa kundërofensiva është shumë e vështirë.
“Ne shohim se në cilat drejtime po përparojmë, por është shumë e vështirë për ne, mijëra mina… por në fund të fundit, gjëja më e rëndësishme është tendenca që më raporton ushtria, që unë e marr çdo ditë”, tha lideri ukrainas.
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Berbock tha dje se madhësia e fushave të minuara ruse në zonën e luftës në Ukrainë arrijnë sipërfaqen e Gjermanisë Perëndimore.
Në muajin korrik, Washington Post shkroi se Ukraina është tani vendi më i minuar në botë.
Ndërkohë, kryeministri finlandez deklaroi se ka ndarë edhe një paketë ndihme për ukrainasit.
Ndihma e 18-të finlandeze bëhet e ditur se do të përfshijë armë të rënda dhe municione. /Telegrafi/
Zelenskyy said that the Ukrainian counteroffensive is going very difficult
Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy said during a press conference with Finnish Prime Minister Petteri Orpo in Kyiv that the Ukrainian military is "advancing, but little by little", while the… pic.twitter.com/VmhQxeS8S4
— NEXTA (@nexta_tv) August 23, 2023