Site icon Telegrafi

Zelensky do të vizitojë Poloninë këtë javë

Volodymyr Zelensky do të udhëtojë në Poloni të mërkurën për t’u takuar me presidentin e vendit Andrzej Duda.

Marcin Przydacz, këshilltar për çështjet e jashtme të Duda, tha se vizita po zhvillohet me ftesë të tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Do të ketë bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike”, tha Przydacz për radiostacionin polak RMF.

“Do të jetë një vizitë zyrtare”.

Ai shtoi se presidenti ukrainas do të takohet me polakët dhe ukrainasit që janë strehuar në Varshavë.

Zelensky u takua për herë të fundit me homologun e tij polak në dhjetor, gjatë udhëtimit të tij nga SHBA.

Ndryshe, më shumë se 1 milion ukrainas u larguan nga vendi i tyre në Poloni pas fillimit të agresionit rus vitin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version